
Lizingu Financiar është qera financiare ku Lizingdhënësi (Qeradhënësi) e blen, dhe i jep me qera asetin e zgjedhur nga Lizingmarresi (Qeramarrësi), për periudhë të caktuar kohore. Pas përmbushjes së obligimeve të parapara me kontratë, Lizingmarrësi bëhet automatikisht pronar i asetit.
Lizingu financiar gjithmone i nënkupton tri pale te interesit:
- Furnitori objektit të lizingut (prodhuesi apo shitësi),
- Shfrytezuesi i objektit/asetit, qe eshte marres i lizingut,
- Dhënësi i lizingut (Kompania e lisingut).
Kushtet e pergjithshme
- Lizing vetem per Banesat e ndertimit te vjeter dhe te reja* (* Ndertimtarë te autorizuar nga Real Estate Leasing Kosova)
- Te ardhurat ( Paga mujore, Qiraja dhe Pensionet nga jashte) minimale 250 Euro qe mirren permese bankes.
- Mosha e klientit min 18 – max 65 vjeçar/e para se te maturojë Lizingu
- Produkti i ofrohet personave individualë: kosovarëve, emigrantëve dhe Stafit ndërkombëtar që punon ne Kosove, si dhe per Pronaret e bizneseve të vogla, Ndërmarrjeve të mesme dhe Korporatave.
- Shuma e lizingut është prej 15,000 euro deri 350,000 euro
- Interesi vjetor: persona individualë (PI) në Kosovë –8.7%, PI – emigrantë , staf ndërkombëtar dhe Pronaret e Bisneseve – 11%
- Afati i kthimit: PI- Kosovarë deri ne 240 muaj, PI-emigrantë dhe Stafi ndërkombëtar deri ne 120 muaj
- Pjesëmarrja: PI-Kosovar min 25%, PI-emigrantë, Stafi ndërkombëtar dhe Bizneset min 35%.
- PI- emigrantë dhe Stafi ndërkombëtar – 6 muaj keste ne konto margjinale (margin account)
- PI-emigrantë dhe Stafi ndërkombëtar duhet ta kene nje bashkëhuamarrës (Co-leaser) qe jeton ne Kosove.