Qendresa Resort
Gjendet në njërën nga pjesët më të bukura malore të Kosovës – Brezovicë.
Vilat gjenden në një oazë me bukuri të veçanta natyrore, në rreze të diellit, pranë lumit, të mbuluar me gjelbrim dhe hije të lisave shumëvjeçar dhe në një lartësi mbidetare prej 1200 metrash.
Qasja në lagje është shumë e lehtë, ngase gjindet pranë rrugës kryesore, e cila mirëmbahet nga autoritetet komunale, andaj vilat mund të shfrytëzohen në çdo stinë të vitit dhe në çfarëdo kushtesh atmosferike.
Vetëm 10 minuta larg shtigjeve të skijimit.
Vilat kanë: – Rreth 3 e më tepër ari truall
– Furnizim 24 orësh me ujë nga ujësjellësi
– Energji elektrike
– Trotuare në dy anët e rrugës
Tipet dhe madhësitë e vilave:
– Tipi A1 – 125.50m2
– Tipi A2 – 145.30m2
– Tipi A3 – 160.00m2
Vilat i përkasin arkitekturës moderne dhe janë ndërtuar sipas standarteve të avancuara të sigurisë dhe cilësisë, të përshtatshme për një ambient malor.