click to enable zoom
Loading Maps
Nuk është gjetur asnjë rezultat!
Hape hartën (map)
Lokacioni im Ekran i plotë Para Tjetra
Kërkime më të detajuara
Kemi gjetur 0 rezultate. Dëshironi që t'i çfaqim rezultatet tani?
Kërkime më të detajuara
we found 0 rezultat

Your search results

Lagja Bernica Park, Prishtinë

, ,
Shtojeni tek të preferuarat
Video

Përshkrimi

Bernica Park nga Chelsea Point ndodhet vetëm 7 minuta nga qendra e qytetit të Prishtinës, dhe është e rrethuar nga natyra. Ky projekt ekskluziv i  ndërtimit të shtëpive dhe banesave të stilit Regency është i pari i këtij lloji kudo në Ballkan, dhe është absolutisht unik.

Pronat të stilit Regency në Londër janë një ndër pasuritë më të vlefshme kudo në botë dhe arkitektura e tyre është e njohur për madhështi dhe elegancë.

Blerja e shtëpisë së duhur, është një  ndër vendimet  më të rëndësishme që do të bëni ndonjëherë. Sot Bërnica është një fshat i vogël në zhvillim e sipër. Nesër Bernica Park nga Chelsea Point do të jetë një prej pasurive më të veçanta dhe më të vlefshme të Kosovës.

Rregullat e ndertimit

Shtëpitë tona ndërtohen me specifikime të sakta. Menaxherët e projektit të trajnuar në Britaninë e Madhe mbikëqyrin punën në vend çdo ditë, për të siguruar që të zbatohen standardet e larta të mjeshtërisë, dhe po ashtu në mënyrë që t’i përmbushin këto standarde, në ndërtojmë ngadalë dhe sigurt. Secila fazë e ndërtimit përmban jo më shumë se 10 shtëpi.

Të gjithë punëtorët janë punësuar drejtpërdrejtë nga Chelsea Point, dhe do të i ndjekin udhëzimet për punëtorë që aplikohen në Mbretërinë e Bashkuar, jo vetëm në procesin e ndërtimit, por edhe në përmbushjen e kërkesave që përmban kodi i Shëndetësisë dhe Sigurisë.

Do të mundohemi që gjatë ndërtimit të projektit zhurma të jetë minimale. Puna do të filloj nga ora 08:00h e mëngjesit dhe do të mbaroj në 18:00h të mbrëmjes.

Standardet e ndertimit

Chelsea Point gjithmonë është angazhuar të ndërtoj me standarde të Mbretërisë së Bashkuar, duke respektuar gjithashtu standardet e kërkuara nga autoritetet lokale. Për Bernica Park, ne jemi duke ndjekur udhëzimit të NHBC-së mbi ndërtimet, të cilin çdo ndërtues  në Britani të Madhe është i detyruar ta respektojë në mënyrë që të mundësohet shitja e një shtëpie ose apartamenti të ri.

Këto udhëzime, të cilat janë jashtëzakonisht të rrepta ekzistojnë për të siguruar dhe garantuar konsumatorit një shtëpi të ndërtuar me standarde profesionale, të kompletuar me një garanci 10 vjeçare.

Shëndeti dhe siguria e punëtorëve

Shëndeti dhe Siguria e punëtoreve mbetet pjesë thelbësore dhe parësore e kompanisë tonë.

Ne në Chelsea Point besojmë që hapi i ndryshimit, prezantimi i dizajneve the teknikave me të reja ka qenë më i fuqishmi dhe më i dukshmi në mesin e konkurrentëve në sektorin tonë. Kjo falë realizimit, se duke qenë ndërtues të klasës së lartë edhe standardet e ndërtimit e sidomos ato të Shëndetësisë dhe Sigurisë duhet të mbahen në nivelin më të lartë.

Kjo është arsyeja pse të gjithë ndërtuesit, arkitektët, inxhinierët në Bernica Park, janë të detyruar të mbajnë uniformë pune dhe kapelë pune, gjatë gjithë kohës.

Standardet e ndertimit

Chelsea Point gjithmonë është angazhuar të ndërtoj me standarde të Mbretërisë së Bashkuar, duke respektuar gjithashtu standardet e kërkuara nga autoritetet lokale. Për Bernica Park, ne jemi duke ndjekur udhëzimit të NHBC-së mbi ndërtimet, të cilin çdo ndërtues  në Britani të Madhe është i detyruar ta respektojë në mënyrë që të mundësohet shitja e një shtëpie ose apartamenti të ri.

Këto udhëzime, të cilat janë jashtëzakonisht të rrepta ekzistojnë për të siguruar dhe garantuar konsumatorit një shtëpi të ndërtuar me standarde profesionale, të kompletuar me një garanci 10 vjeçare.

Londra – Stili Regency i shtëpive

PERIUDHA E SHTËPIVE REGENCY

Kjo periudhë shënon kohën e ndryshimeve të mëdha në Britani, sidomos në botën e arkitekturës, letërsisë, modës dhe kulturës.

John Nash ishte arkitekti më i famshëm për ndërtimin e llojit të shtëpive Regency në Londër. Dizajnet e tij përfshijnë: The West Wing në Buckingham Palace, Marble Arch, Shtëpia Clarence (shtëpia e Princit të Uellsit) si dhe apartamentet mbresëlënëse të Cumberland Terrace në Regents Park në Londër.

Shtëpitë dhe apartamentet e stilit Regency konsiderohen të jenë disa nga ndërtesat më të bukura dhe më elegante të dizajnuara ndonjëherë.

Periudha e stilit  Regency?

Kjo epokë mbulon vitet 1800 deri në vitet e 1830-ta, edhe pse nëse flasim saktësisht stili Regency, nënkupton periudhën aktuale mes viteve 1811-1820.

 

Cila është struktura tipike e arkitekturës Regency?

Të ndërtuara në formë të gjysmëhënës shumica e shtëpive të stilit Regency janë dy ose tre katëshe, të ndërtuara me tulla dhe të përfunduara me një fasadë të bardhë. Dekorimet në fasadë që janë trashëgimi nga kultura greke, janë tipar kyç i ndërtesave të stilit Regency, siç janë dritaret dhe dyert në forme te harkut. Dritaret tipike janë të gjata dhe të holla, ndërsa dyert e hyrjes janë të ngjyrosura gjithnjë me ngjyrë të zezë, para së cilave ndodhen një seri shkallësh.

Qendra e Komunitetit dhe Liqeni

  • Liqeni me madhësi prej 300m2
  • Palestër me të gjitha pajisjet përkatëse
  • Dyqan me prodhime të freskëta vendore
  • Park lojërash për fëmijët
  • Cafe Bar
  • Tarracë

Qendra jonë e komunitetit dhe liqeni janë të vendosura në mes të vendbanimit të rrethuar me natyrën ku të gjithë banorët do t’a shijojnë atë pavarësisht moshës së tyre. Fitnesi gjithmone ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve në Angli, kështu që menduam që është e rëndësishme të ofrojmë një qendër fitnesi me të gjitha pajisjet, me makinat më të sofistikuara, pajisje dushi dhe sauna.

Poashtu do të ketë një Kafe Bar i dizajnuar në mënyrë përfekte duke ofruar pije të shëndetshme dhe duke dhënë mundësi për furnizim me ushqim të shëndetshëm.

Plani jonë për një dyqan ushqimor brenda vendbanimit do te jetë me të vërtetë i nevojshëm dhe i shëndetshëm. Kemi biseduar me bujqit vendor që në bashkëpunim me ta të ofrojmë produkte të freskëta vendore.

Femijët gjithmonë kanë nevojë për argëtim. Kështu që kemi menduar edhe për ta duke siguruar një hapësirë të lojrave ekskluzive për fëmijët. Nëse dëshironi të shkoni dhe të relaksoheni në palestër apo sauna, do të ndjeheni të lirë pasi do të keni ku t’i leni fëmijët tuaj.

Identifikimi i pronës (ID): 2013
24 orë ujë
Banjo me dritare
Banjo me vaskë
Bodrum
Garazha
Dritare deri në dysheme
Derë të hyrjes të blinduar
Dysheme me parket
Internet
TV kabllor
Oxhak
Parking të jashtëm
Oborr dhe gjelbërim
Shëtitore
Roje të objektit
Kamera sigurie
Pishinë e hapur
Kuti postare

Na kontaktoni

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank