Përshkrimi
Kompleksi Afaristo-Banesor Rrezja në lagjen Mati 1, është simbol i bashkimit për të treguar fuqinë dhe potencilin ne fushen e arkitekturës dhe ndërtimit të objekteve me vlera dhe norma te kohës sonë moderne. Unioni i kompanive që e përbëjnë ARKING sh.p.k, UNIproject sh.p.k dhe PROTECH sh.p.k ka deshmuar seriozitetin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në nderimin e Lartë dhe te Ndërtesave Banesore e Afariste por edhe tipeve te po thuaj gjitha kategorive te godinave. Kjo paraqet pervojen 20 vjeqare ne fushen e ndertimit dhe stafin professional me pervoja brenda dhe jashte vendit.
Ndërtimi i konceptit
Terreni i parcelave ka pjerrësi të lehtë kah perendimi. Parcelat kufizohen me shtëpi të ulta banimi në lindje, jug dhe perëndim që paraqet favor te shkëlqyer per ndriçim diellor. Ndersa dhe me ndërtesa të larta banimi në veri. Projekti është hartuar me etazhitet nga më e ulët në ate më të lartë, kjo me qëllim që me shkallëzimin e vëllimeve është arritur sigurimi i ndriçimit natyror për të gjitha njësitë banesore si dhe vizura në drejtim të qytetit. Ndriçim i mjaftueshëm është arritur edhe përmes orientimit të hapjeve kryesisht në jug, lindje dhe perëndim dhe thyerjeve në gabaritin e objektit. Këto shkallëzime në vëllim përpos që janë një shprehje arkitektonike kanë edhe funksionin e mbrojtjes nga ndriçimi i tepërt në ditët me vapë. Edhe pse shkallëzimet e gabaritit duket se rrisin sipërfaqen mbështjellëse në raport me vëllimin, megjithatë objektet në tërësi paraqesin një zgjidhje kompakte dhe të favorshëme për ruajtjen e energjisë.
Kompleksi Afaristo-Banesor “Rrezja”
Koeficienti i shfrytëzueshmërisë së tokës për ndërtim është rreth 34 % ndërsa 66% është dedikuar të jetë e lirë dhe atë për përfitimin e hapësirave të lira te gjelbruara, shtigjeve dhe trotuareve për kembesor, shetitoreve, pllatove per aktivitete pasive ndejë dhe relaksim dhe ngjarjeve aktive.
Këndeve të lojrave për fëmijë i’u është edhe dhënë një përkushtim i veçantë. Hapësirat e lira, të blerta dhe ato të lojës, përbëjnë më shumë se ç’është e kërkuar me kushtet urbanistike. Ato janë planifikuar prapa ndërtesës duke ofruar kështu një zonë publike me karakter shoqëror më intim për dallim nga ana jug-perëndimore me karakter komercial – shoqëror.
Ky kompleks banimi dhe afarizimi ngërthen ne vete tri lamela-blloqe dhe atë me katësi B+P+6, 2B+P+9 dhe 2B+P+11. Arsyeja e lojës me etazhitet ështe ndër te tjera perfitimi i sa me shume orëve me diellosje që është shtyllë prej bazave te konceptit tonë te projektimit. Projekti ynë përmban 125 banesa, te shtrira në tri llamellat me llojllojshmerine dhe diversitetin e tyre, duke filluar nga 58.59 m² deri në 106.99 m². Në banesa aplikohen materiale izoluese si fasade me tulla speciale të kombinuar, dritare termopan të mbushura me Argon, me profile të dritareve me ura termike dhe goma izoluese që kursen kunsumatorin në shpenzim të energjisë për nxemjen e banesës deri në 40%.
Veçori tjetër janë materialet e aplikuara që mbrojnë banorin kundër zhurmës me mure të izoliuara që bën izolim nga ana akustike dhe zëizoluese në mes fqinjëve. Si çdo herë aplikojmë dyer me sistem sigurie kundër zjarrit dhe vjedhjes të prodhuesit Italian. Ashensorët e banesave jane të standardizuar, shkallet e shtruara me granit cilesor, keramika e kuzhinave e banjove dhe e koridoreve e një cilesise të lartë, banjo të kompletuara me sanitari cilesore, laminati nga prodhues gjerman më cilesorët ne treg, termoizolim i cilësise se lartë ne fasada me stiropor ESP100mm. Gjithashtu do jete i mundur sistemi i integruar i kabllovikut dhe internetit. Ne jemi të parët që aplikuam sistemin e çasjes në objekt “ACCESS CONTROL SYSTEM” (te kompleksi afaristo-banesor “DODONA” më 2007). Me kohën ne vazdojmë ta avancojme çdo herë këtë sistem, i cili sot eshte standard per banesat kolektive dhe model i menaxhimi të qasjes ne objekt. Nëpër korridore te banesave do ketë ndriçim të mjaftueshëm natyror, dhe do ketë aparate për shuarjen e zjarrit dhe hidrante në çdo kat. Gjithashtu në Katet përdhesë gjënden Lokalet afariste me rreth 930m² të cilat përbëjnë 18 lokale me nyje te veçanta sanitare, me mundesi të fleksibilitetit. Ato shtrihen kryesisht ne pjesen dominante dhe më të frekuantuar nën mbulojen e pasazheve për këmbësor.
Objektet banesore kanë 2 nivele nëntokësore për parkingje me “access control” dhe monitorim me kamera CCTV, sensor dhe alarme kundër zjarrit që të gjitha keto duke iu përgjigjur standardeve gjegjëse te projektimit per njësi banimi. Përparsi e tyre është se mund të komunikohet mes garzhave dhe banesave direkt përmes ashensorit dhe shkallëve. Gjithashtu në bodrum janë parapa edhe depo për banorë, rezervuare uji, dmth do te ketë 24 orë furnizim me ujë, nxemja qëndrore e vazhdueshme e objekteve dhe trafo elektrike do jenë komponente te pandashme të e kompleksit “Rrezja”.