Pershkrimi
I ndërtuar në një nga pjesët më atraktive të Fushë Kosoves, në zonë të qetë, larg pluhurit dhe zhurmës së tij, me pamjen e vet do të na përkujtojë komplekset me të gjitha avantazhet e jetës bashkëkohore.
Kompleksi banesor LINDA është një nga projektet më bashkëkohore ndërtimore në FushëKosovë si dhe njëherit një ndër projektet e shumta të Kompanisë Al TRADE Sh.p.k.
Besojmë se ky kompleks me arkitekturën, disajnin, funksionalitetin e tij, me rregullimin e ambientit, me detajet më të imëta të përgatitura me përpikërinë më të madhe dhe me çmime të arsyeshme që në start do t’i përmbushin kërkesat tuaja.
Kompleksi Afaristo-Banesor LINDA
Këndeve të lojrave për fëmijë i’u është dhënë një përkushtim i veçantë, pasi që aty do të jetë e vendosur edhe qerdhja e fëmijëve.
Hapësirat e lira, të blerta dhe ato të lojës janë planifikuar prapa ndërtesës, duke ofruar kështu një zonë publike me karakter shoqëror më intim për dallim nga ana veri-lindore me karakter komercial – shoqëror.
Ky kompleks banimi dhe afarizmi ngërthen në vete Blloku 1 – B+P+8 –. Projekti ynë përmban banesa të ndryshme, duke filluar nga 82.30m² deri në 99.89 m².
Në banesa aplikohen materiale izoluese në fasadë, termoizolim i cilësise se lartë ne fasada me stiropor 100mm, dritare me roletne etj.
Veçori tjetër janë materialet e aplikuara që mbrojnë banorët kundër zhurmave, mure të dyfishta që bën izolim nga ana akustike dhe zëizoluese në mes fqinjëve.
Si çdo herë aplikojmë dyer me sistem sigurie kundër zjarrit dhe vjedhjes.
Të gjitha dyert e dhomave si dhe banjove do të jenë me mbi ndriqim.
Ashensorët e banesave jane të standartizuar, shkallët e shtruara me granit cilesor, qeramikat e kuzhinave, banjove dhe e koridoreve janë të një cilësie të lartë, banjo të kompletuara me sanitari cilesore,WC-guaska të vendosura në muri, laminati nga prodhues gjerman.
Gjithashtu do jetë i mundur sistemi i integruar i kabllovikut dhe internetit .
Nëpër korridore të banesave ka ndriçim të mjaftueshëm natyror, poashtu ka aparate për shuarjen e zjarrit dhe hidrante në çdo katë si dhe në këtë objekt eshtë ndërtuar Ogjaku Emergjent, afer oxhakut është vendosur edhe kthina teknike.
Në përdhesë gjënden:
Qerdhja e Femijëve që zë një sipërfaqe të madhe rreth 450 m2 me te gjitha kushtet bashkohore.
Qerdhja përbëhet nga:
Dhomat për fëmijë 1-2 vjeq
Dhoma për fëmijë 2-4 vjeq.
Kuzhina dhe restauranti
Zyra administrative dhe zyra e Edukatorëve
Hapësira e përbashket ,koridori dhe WC etj. si dhe
Lokalet afariste me rreth 180 m².
Objekti banesorë ka një nivel nëntokësorë për parkingje. Komunikimi I tyre me banesa bëhet përmes ashensorëve dhe shkallëve.
Gjithashtu në bodrum është vendosur rezervuari i ujit me sistemin e pompave, dmth do te ketë 24 orë furnizim me ujë.