click to enable zoom
Loading Maps
Nuk është gjetur asnjë rezultat!
Hape hartën (map)
Lokacioni im Ekran i plotë Para Tjetra
Kërkime më të detajuara
Kemi gjetur 0 rezultate. Dëshironi që t'i çfaqim rezultatet tani?
Kërkime më të detajuara
we found 0 rezultat

Your search results

Kompleksi Blini, lagja MAT 1

, ,
Shtojeni tek të preferuarat
Video

Përshkrimi

KOMPLEKSI BANESOR – AFARIST BLINI është në lagjen Mati 1, blloku C2; 180 metra nga Rrethrrotullimi.

I konceptuar sipas standardeve të banimit të Britanisë së Madhe, kompleksi zë vetëm 30% të hapësirës së përgjithshme, ndërkaq në 70% të hapësirës janë: parkingjet e përbashkëta, hapësira e lodrave për fëmijë, hapësira për rekreacion, hapësira për aktivitet sportive si dhe hapësira gjelbëruese, ku dominon druri i Blinit.

Projekti do të zbatohet plotësisht në përputhje me lejen ndërtimore dhe sipas paraqitjes grafike.

AFARIZMI është përgjatë rrugës “Jakovë Xoxa”, ku përfshinë katin përdhesë të objektit në gjatësi prej 140m. Secili lokal afarist ka qasje direkte në trotuarin që e ndanë objektin nga rruga kryesore. Lartësia optimale dhe hapësira e mjaftueshme për ekspozim e bën këtë hapësirë ideale për zhvillim

Orientimi

ORIENTIMI bilateral (jug-lindje – jug-perëndim) i kompleksit mundëson idealisht diellosje dhe ndriçim natyral për gjithë sipërfaqën e banimit, nga lindja deri në perëndim.

Parkingjet

PARKINGJET e mjaftueshme (të jashtme nëntokësore) dhe gjelbërimi e rrisin komoditetin.

Akustika

AKUSTIKA – Muret e dyfishta ndërmjet banesave dhe muret shumështresore të fasadës (tullë + hapësirë ventilimi + termoizolim nga leshi mineral + bllok argjile), dritaret PVC të prodhimit gjerman me roleta termo nga alumini si dhe fasada ventiluese në pjesën e afarizmit garantojnë qetësi dhe konfor për tërë kompleksin.

Ndriçimi

NDRIÇIMI i hapësirave publike, sistemi monitorues 24 orë si dhe rrethoja perimetrike bëjnë që kompleksi “BLINI” të jetë një zgjidhje e sigurt për familjen tuaj.

Instalimet

  • Sisteme moderne të prodhuesve evropian të ujësjellësit dhe elektrikës;
  • Rezervuare të ujit për furnizim me ujë 24 orë;
  • Ashensor për 8 persona, i prodhuar me ISO standard (mirëmbajtje dhe monitorim i përhershëm);
  • Siguri maksimale kundër zjarrit përmes sistemeve dhe pajisjeve adekuate;
  • Sistem monitorues 25 orë përmes kamerave (IP Reale).

Materializimi

  • Dysheme e ngrohët e prodhimit gjerman me trashësi 8mm;
    – Qeramikë spanjolle moderne;
  • Dritare PVC të prodhuesit gjerman me termo roleta alumini;
  • Dyer të modelit slloven;
  • Granit natyral për shkallë dhe hapësirat të përbashkëta;
  • Dyer të hyrjes me interfon;
  • Muret shumështresore të fasadës: tullë + hapësirë ventilimi + termoizolim nga leshi mineral + bllok argjile.

Rekreacioni

  • Kënd i kompletuar i lojërave për fëmijë;
  • Çerdhe për fëmijë me kopsht të rrethuar;
  • Fushë sportive multidisiplinare;
  • Shtigje vrapimi;
  • Trotuare për shëtitje;
  • Ulëse për pushim përgjatë trotuarit;
  • Sallë fitnesi e nënkontraktuar.

Gjelbrimi

  • 70% e hapësirës së përgjithshme gjelbërim dhe hapësirë publike;
  • Ekskluzivisht dominon druri i blinit, që i jep kompleksit aromë dhe freski të veçantë;
  • Ujitje dhe mirëmbajtje e përhershme e hapësirave gjelbëruese;
    Brez i luleve dekoruese;
  • Ndriçim i hapësirave të gjelbëruara nën përkujdesje të personelit për mirëmbajtje.
Identifikimi i pronës (ID): 2155
Ashensor
Banjo me dritare
Banjo me vaskë
Bodrum
Garazha
Dritare deri në dysheme
Derë të hyrjes të blinduar
Dysheme me parket
Interfon
Internet
TV kabllor
Ngrohje qendrore me rryme
Ngrohje kolektive
Parking nëntokësor
Parking të jashtëm
Oborr dhe gjelbërim
Shëtitore
Kuti postare
Informatat mbi ndërtuesin

Kompania ndërtimore Lirimi

Kompani Ndertimore

Na kontaktoni

Compare properties

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank