Përshkrimi
Kompleksi banesor përbëhet nga një kuart 4’sh prej katër godinave ku çdo gjë e ke afër, me qasje direkte në arterien kryesore të rrugëve që lidhin Prishtinën me qendrën dhe qytetet tjera. Kompleksi banesor “ILIAN” në Lagjen Kalabria, është i vetmi kompleks që i dedikohet jetës familjare me të gjitha hapësirat e veta. Ne jemi projekti i vetëm në këtë pjesë të qytetit që nuk kemi bashkëdyzim të afarizmit dhe hapësirave banesore.
Qetësia dhe privatësia e banorëve tonë është gjithmonë në rend të parë. Pamja e juaj nga dritarja do t’iu ofrojë gjithmonë pamjen e bukur të oborreve dhe gjelbërimit që e rrethon këtë kompleks.
Që nga momenti i parë i vizatimit të kompleksit tonë, kemi qenë të përcaktuar për cilësi dhe sinqeritet me banorë dhe fqinjë të ardhshëm.
“ILIAN” iu ofron:
- Dy hyrje për çdo godinë
- Tri banesa në kat
- Monitorim i objektit – Sigurim
- Materiale të çertifikuara dhe të testuara
- Furnizim të pandërprerë me ujë (rezervuar i ujit)
- Instalime elektrike me prodhime europiane
- Ashensorë me prodhim gjerman
- Dritare termoizoluese nga qelqi Low-E dhe roleta të aluminit
- Parket i klasit të parë
- Qeramikë e zgjedhur nga ju
Enterieri i banesës Duplex
Kati duplex disponon lounge të bukur me qasje direkte në dhoma, ku fokusi është në brendësinë moderne me prekje klasike dhe ndjenjë të rrallë elegance. Përzgjedhjet e materialeve dhe ngjyrave kontribuojnë në një ndjenjë të madhe kënaqësie dhe harmonie.
…rezultati është një enterier komod dhe tërheqës me një ndjenjë hapësire dhe stili që është e vështirë për ta riprodhuar. Ne kemi bërë përzgjedhjen e veçantë me karakteristikë të dizajnit bashkëkohor.