Përshkrimi
Kompleksi Albanica shtrihet ne nje siperfaqe prej afersisht 3 Hektaresh me qasje te drejteperdrejt ne rrugen Gjilan – Kamenice me nje front prej 100 m gjatesi.
Hyrja ne kompleks eshte e potencuar me ane te portes monumentale me ane te te ciles shprehet serioziteti dhe perkushtimi i Kompanise “D&A Construction” e cila eshte Investitore i ketij projekti.
Ku nepermes te kesaj porte hyhet ne kompleks ne njeren ane ne parkimin e hapur i cili shfrytezohet per klientet e Qendres Tregtare dhe ne vazhdim nepermes rruges interne e cila kalon nen “Uren” arkitektonike kemi lidhjen me pjese tjeter te kompleksit nepermes te te cilit kalon rruga tjeter e planifikuar me kater korsi.
Arkitektura e kompleksit eshte nje kombinim ne mes te neoklasikes dhe Bashkekohores, ku objektet e banimit dhe Porta jan te stilit neoklasik kurse qendra tregtare ka vija te pasterta te arkiktektures bashkekohore, keshtu qe me gershetimin e tyre kompania projektuese ka dhene nje shprehje e i veqant arkitektonike e cila do i qendron kohes
Kompleksi eshte projektuar te ndertohet ne dy faza, ku faza e pare ka nje siperfaqe prej 25 mije m2 .
Kjo Faze perbehet prej 2 Objekteve, dhe ate objekti i pare ka tri hyrje te banimit dhe Qendren tregtare kurse, Objekti i dyte 2 hyrje dhe etazhitet B+P+8, ku ne total kemi 147 njesi banesore dhe 37 lokale afariste me destinime te ndryshme. Siperfaqja e njesive banesore sillet prej 61 m2 deri ne 125 m2 me nje , dy dhe tri dhoma te fjetjes te cilat kane nje komoditet te veqant sepse permasat e dhomave dhe hapsirave tjera percjellese jan projektuar me standarde Evropjane e cila shihet ne raportin e siperfaqes totale me numrin e dhomave.
Te dy keto objekte dhe qendra tregtare jane te lidhura ne nivelin e Bodrumit mes vedi me ane te garazhave te cilat shtrihen ne tere bazen e objekteve dhe kane siperfaqe prej 4170 m2 ne te cilat kemi hyrje dhe dalje te veqant te makinave.
Vlene te ceket se realizimi i kompleksit do te behet me materiale te kualitetit te larte dhe ekzekutimi dote behet sipas standardeve Europjane, ku rendesi te veqant do i kushtohet izolimit termik, Hidroizolimit, Izolimit Akustik, Qendrueshmeris afatgjate te materialeve te perdorura etj.
Dyshemeja
Materialet të cilat do të përdoren në këtë objekt do të jenë të kualitetit të lartë : dyshemeja e Garazhave do të jetë nga fer betoni, dyshemeja e Lokaleve afariste prej pllakave të Granitit Artificial pastaj shkallët do të jenë nga guri artificial Kuarc 3 cm , hollet e përbashkëta gjithashtu nga Graniti artificial, Dhomat e dites dhe të fjetjesë së anesave do të jenë nga parketi I bungut klasi I parë ku paraprakishtë vendoset izolimi termik 4 cm dhe pastaj estrih betoni min 5 cm, banjot dhe kuzhinat do të jenë prej pllakave të porcelonit (Grespania, Gardenia, Porcelanosa, Natucer e të ngjajshme)
Muret
Muret do të suvatohen fillimishtë në dy shtresa dhe pastaj do të finalizohen me glet dhe ngjyre (ngjyra do të jetë tërësishtë e bardhë). Muret ndarëse në menyrë që të pamundesohet kalimi I zërit nga një banesë në tjetren apo në koridor të përbashkët do të jenë kompozite dhe ate 2 x mure 12 cm nga sillka si dhe në mes 5 cm lesh qelqi,muret e shkallëve kundër zjarrit jan kryesishtë nga betoni i armuar dhe nga tullat e thjeshta të plota
Fasada
Muret e jashtme të gjitha jane me trashesi 25 cm, të cilat finalizohen me fasadë plastike e të cilat do të izolohen me stiropor të presuar N3
Izolimi
Izolimet do të bëhen si vijon:duke filluar nga themelet të cilat do të bëhen me kondor 4 mm pastaj banjot të cilat do të bëhen me izolim special Cozmofin 1.8 mm si dhe kulmet e rrafshta te cilat do te jen te izoluara me stirodur si dhe hidroizolim