Ndërtimi i komplekseve banesore-afariste ka filluar ne vitin 2011, aktualisht është duke u ndërtuar objekti i gjashtë me rradhë.
Me një arkitekturë të jashtëzakonshme, si dhe me standarde të avancuara na bën që të kemi kompleksin banesor me kapacitetet e duhura ndërtimore, për t’ju ofruar kushte për një jetesë të qetë dhe të sigurt.
Larg zhurmave të qytetit, në një ambient ndryshe, me parqe për argëtimin e fëmijëve, hapësira të mjaftueshme për parking- janë vetëm disa elemente të cilat ofrojnë qetësinë e nevojshme për t’u ndjerë me të vërtetë në një mjedis që ju e keni ëndërruar gjithmonë.
Exterieri i punuar sipas modelit të ballkonave francez me tulla të kualitetit të lartë, dyer dhe dritare nga modelet më të fundit, sistemi i ngrohjes në cdo banesë- bën që ju këtu të filloni një kapitull të ri për familjen tuaj.
Lokacioni
Vendi ku ndodhet “Lagja Qyteti i ri” eshte ne potezin e quajtur “Sraishtë” (prapa stacionit te policor) dhe perfshine parcelat 486/9, 486/14 ne pronesi te z. Rasim Qazim Reshanit dhe parcelen 486/15. Siq shifet edhe me kopjet e planit siperfaqet e parcelave jane: 486/9 = 10,950 m², 486/14 = 6,277 m² dhe 486/15 =2,002 m². Gjithsej siperfaqja e trajtuar me kete zgjidhje urbanistike eshte 19,229 m².
Zgjedhja Arkitektonike e Objektit
Zgjedhja arkitektonike e objektit ose forma e objektit është kryesisht si rezultat i funksionit të brendshëm dhe idesë së arkitekturës të cilën e kemi menduar.
Është një arkitekturë e kombinuar nga arkitektura moderne për nga forma, dhe në momente për nga përdorimi i materialeve, Në përdhesë kemi pjesën e vitrinave të xhamit qe jane sin je horizontale e forte..
Kati i parë që është etazhë afariste ka një trajtim të veqant nga katet tjera me fasadë gjysëmstrukturale dhe me xham të tejdukshëm e gjithashtu janë vendosur edhe grila horizontale për mbrojtje nga dielli dhe për efekte arkitektonike.
Pjesa e banimit është e trajtuar sin je vellim I tere vertikal I mveshur me tulla te kuqe dhe me nje trup tjeter te dalur jashte e te materializuar me mermer travertine. Vëllimi i parë ka ngjyrë të njejt dhe është në rrafsh të njejt me katin afarist me këtë arrihet një kompozim më i mire dhe një lidhje më harmonike në mes të grupacioneve me përmbajtje të ndryshme funksionale.