Your search results

Pastroni shtëpinë nga energjia negative

Postuar nga Hida Kastrati Në 21. January 2015
| 0

Njerëzit e lashtë kanë jetuar në harmoni me natyrën ashtuqë kanë qenë të vetëdijshëm për energjinë që i rrethon. Qysh atëherë janë zhvilluar shumë teknika për pastrimin e negativitetit. Sipas rregullave të lashta të Feng-Shui hapësirën duhet nganjëherë pastruar nga energjitë e grumbulluara.

Kusht i rëndësishëm për “një pamje të mirë” të çdo hapësire është rregullimi dhe pastërtia e saj. Gjegjësisht, gjatë kohës në shtëpi mblidhet energji të cilën kohë pas kohe duhet liruar dhe pastruar. Hapi i parë për pastrimin e shtëpisë është nxjerrja e gjërave të panevojshme dhe rregullimi i rrëmujës , kurse hapi i dytë bazohet në ‘pastrimin energjetik’ me të cilin largohen mbeturinat e mbledhura të energjisë të cilat janë pasojë e emocioneve negative, ngjarjeve, mendimeve dhe stresit. Mendoni mirë se gjithçka që ndodhë në hapësirën ku jetoni në një mënyrë ‘thithet’ edhe nga muret, sendet, mobiljet.

Nganjëherë thjeshtë mundë ta ndjeni energjinë negative në hapësirën tuaj. Nëse ndjeheni i lodhur apo vështirë i gjeni gjërat nëpër shtëpi, këto janë disa nga shenjat se është koha për ta pastruar hapësirën në të cilën jetoni. Ekzistojnë shumë mënyra se si ta pastroni shtëpinë tuaj nga energjia e keqe, ashtuqë në vijim po ju zbulojmë disa nga ato.

Ndëgjoni muzikë çlodhëse

Një nga mënyrat për pastrimin e shtëpisë suaj nga energjia negative është që të lëshoni muzikë me zë të lartë. Sipas besimit tradicional kinez, zhurma mundë t’i thyej disa shembuj të caktuar të energjisë. Muzika pozitive me ritmin e saj dhe porositë e forta ndikon në mënyrë që energjia negative të shpërndahet dhe zhduket. Përveç kësaj, kjo muzikë është e mirë edhe për shpirtin tonë sepse nxitë mendimet pozitive dhe emocionet. Pra, këndoni, luani dhe nxirrni mendimet e këqija.

Hiqni qafe gjërat e vjetra dhe të panevojshme

Ekziston besimi se energjia e grumbulluar është robëruar në gjërat e vjetra, veçanërisht nëse janë të shumta. Vërtetë, disa gjëra nga e kaluara mundë të kenë akoma emocionet që keni ndjerë kur i keni përdorur ato, si pikëllimi, depresioni, tërbimi, … Me disa gjëra janë të lidhura edhe kujtime të caktuara, varësisht nga tregimet që fshihen pas tyre, veçanërisht nëse ato gjëra nuk ju takojnë juve. Pra, a dëshironi ta largoni energjinë negative, lironi shtëpinë tuaj nga gjëra të tilla.

Zhvendosni mobiljet

Riorganizimi i mobiljeve është gjë e mirë sepse na ndihmon të balancojmë nivelin e energjisë në dhomë. Sipas rregullave të Feng – Shusë, mobiljet në dhomë duhet të rradhiten ashtuqë të mbetet sa më tepër hapësirë e lirë që energjia të mundë lirshëm të qarkullojë.

Kripa e detit 

Sipas disa besimeve tradicionale, kripa e detit është e shkëlqyer për pastrimin e vibracioneve negative. Nëse ndjeni se në shtëpinë tuaj është grumbulluar energji e keqe, merrni kripën e detit dhe shpërndani nëpër skajet e shtëpisë dhe në oborrin rreth shtëpisë. Gjithashtu, kripën mundë ta përzieni me pak ujë të ngrohtë dhe me këtë të lani dyshemenë.

Pastroni qilimat 

Pastrimi me sherbelë është e zakonshme te shumë popuj të indijanëve. Kjo përfshin djeg’jen e bimëve, sepse konsiderohet se tymi është jashtëzakonisht i dobishëm për pastrimin e dhomës dhe për dëbimin e fantazmave. A doni të pastroni zonën ku jetoni, në një tas ndezni disa gjethe sherbele dhe ecni nëpër shtëpi, në mënyrë që tymi të pastrojë çdo dhomë nga energjia e keqe dhe e akumuluar.

Pastroni hyrjen e shtëpisë

Hapi tjetër për pastrimin e vendbanimit bazohet në pastrimin e eksterierit. Me pastrimin e oborrit, balkonit apo tarracës është e mundur të hiqen mbeturinat e jashtme të cilat mund të përmbajnë energji të keqe. Duke hedhur mbeturinat në koshin e plehrave energjia e akumuluar do të eliminohet.

 

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank