Për kompaninë
Mabetex Group, e themeluar në vitin 1991 nga Z. Behgjet Pacolli dhe një grup inxhinierësh me eksperiencë në ndërtimtari industriale, është korporata më e madhe ndërtimore në vend që vepron edhe në tregjet botërore. Sot, Mabetex Group është një korporatë e cila për një peridhë të shkurtër ka arritur të bëhet njëra ndër kompanitë më të rëndësishme në 18 shtetet e botës në të cilat ajo vepron, me zyrat e saja qendrore të vendosura në Lugano, Zvicër dhe aktualisht ka të punësuar rreth 14 mijë punëtorë.
Gjatë viteve të fundit, Mabetex Group ka krijuar një eksperiencë të bollshme në fushën e dizajnimit të enterierit, në zhvillimin e fabrikave për trajtimin e mineraleve, si dhe atë të përpunimit të ushqimit. Përveç kësaj, Mabetex Group merret edhe me projekte lidhurme mbrojtjen e ambientit si dhe ndërtimin e termocentraleve për pastrimin e ujit.
Së fundi, Mabetex Group ka filluar edhe me menaxhim të pronave, kryesisht ne Kazakistan, ku ka arritur të ndërtoj në sipërfaqe rreth një milion metra katrorë. Rritja dhe zhvillimi i fuqishëm i Mabetex Group ka rezultuar në rritjen e vlerës së aksioneve të saj me një trend pozitiv prej 1.5 miliard eurosh.