Për kompaninë
Kompania Lirimi filloi punën menjëherë pas lufte me renovimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta por zyrtarisht u regjistrua si biznes më 09.10.2000 nga familja Thaçi nga Malisheva.
Kompania Lirimi , në fillim punonte në konstruksionet e vrazhda të fushës së ndërtimit si:
- Objekte banimi
- Shkolla
- Spitale
- Ndërtime të larta
Në vitin 2003 hapi edhe puntorinë për përpunimin e mermerit dhe granitit gjë që i mundësoj rritjen e kapitalit duke vazhduar me hapjen e punëtorisë tjetër të dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini në vitin 2005 edhe përkundër këtyre arritjeve solide objektivi i kompanisë Lirimi ishte që t’i rris kapacitetet prodhuese dhe numrin e puntorëve në përmasa rajonale.Kompania jonë në vitin 2006 themeloi edhe sektorin e kryerjes së punëve finale.
Sot kompania Lirimi ka mbi 100 puntorë me një staf profesional që përfshinë inxhinierë të ndërtimtarisë, ekonomista,konsulent juridik,menaxherë marketingu dhe shumë puntorë të kualifikuar për veprimtarinë e caktuar.