Your search results

7 ide të mrekullueshme për rregullimin e banesës me qira

Postuar nga Hida Kastrati Në 21. January 2015
| 0

A jetoni në banesë me qira dhe ju mungojnë ndryshimet? Shumë banorë përballen me probleme të njëjta. Do të donit të ndryshonit ndonjë gjë, por duart i keni të lidhura, pasi shpesh qiramarrësi i kushton vëmendje shkallës suaj të zbatimt të urdhrave. Mos u brengosni, ekzistojnë detaje që mund tt’ua bëjnë mjaft të këndshëm ambientin shtëpiak pa shumë mund e ndryshime të mëdha.

Përvec që hapësira e banimit tuaj do të duket më e madhe me ndihmën e pasqyrës, me zgjedhjen e kornizave të bukura do të ndikoni edhe në pamjen e saj.

1. Pasqyra

Banoni në banesë të vogël? Atë mund ta zmadhoni vizualisht me anë të pasqyrës. Përvec që hapësira e banimit tuaj do të duket më e madhe, me zgjedhjen e kornizave të bukura do të ndikoni edhe në pamjen e saj, e kur të doni ndryshime, pasqyrën mund ta zhvendosni lehtësisht nga një vend në tjetrin.

 2. Më pak është më shumë

Në hapësirat e vogla gjithmonë duhet përmbajtur në rregullën: “Më pak është më shumë”. Teprimi me detaje të ndryshme dhe me gjësende mund të krijojë një hapësirë klaustrofobike, ku s’do të mund të rehatoheni. Po ashtu bëni kujdes edhe në muret. Në vend të vendosjes së një tabloje të vogël në murin kryesor, zgjidhni një tablo XXL. Me këtë do të krijoni përshtypjen se dhoma është e madhe dhe tabloja do të bjerë ë shumë në sy.

3. Muret me ngjyrë të celët

Nëse keni fluks më të vogël të rrezeve të diellit që bien drejtpërdrejt në dhomën tuaj, atëherë lyejini muret me ngjyrë sa më të celët. Në këtë mënyrë do ta ndiconi më irë ambientin dhe hapësira do të duket më e madhe e më relaksuese.

 4. Letër muri

Nëse jeni në situatë që nuk ju lejon t’i ngjyrosni muret, një zgjidhje e shkëlqyer dhe e lirë janë letrat e murit. Ato vendosen lehtë dhe po aq lehtë hiqen pa lënë gjurmë. Ato më të voglat mund të përdoren edhe sipër pllakave të kuzhinës a në banjë.

 5. Detaje me ngjyrë.

Vendosni pak freki në hapësirat e banimit tuaj përmes detajeve të vogla. Tabltë e vjetra apo fotografitë bardhë e zi vendosini në korniza me ngjyra. Perdet e vjetra ndërrojini me grila me ngjyra sipas dëshirës.

Keni ndonjë kanape të vjetër? Freskojeni atë me jastëkë dhe mbulesa të reja me ngjyra.

 6. Ndricimi.

Përvec që është funksional, ndricimi mund të jetë edhe dekorativ. Nëse keni llambadarë të vjetër e të shëmtuar, ndërrojini ata me të rinj, por të vjeetrit mos i hidhni që t’i vendosni prapë kur të dilni nga ajo shtëpi. Një zgjidhje edhe më e mirë janë llambat e dhomës dhe ato të tavanit. Përvec që mund të jenë dekorative, ato japin një ndricim shumë më të ëmbël se llambadarët klasikë dhe në rast zhvendosjej mund t’i merrni lehtësisht me vete.

 7. Letra ngjitëse

Nëse i keni të dëmtuara disa elemnete të kuzhinës apo pjesë të mobiljeve të dhomës, patjetër duhet të përcaktoheni për letra ngjitëse, të cilat mund të jenë me ngjyra të ndryshme, me shkëlqim ose jo. Duke i ngjitur këto letra në kuzhinën tuaj dhe duke i ndërruar vetëm kapëset, mund tëb fitoni një kuzhinë krejtësisht të re. Po kështu mund të veprohet edhe me komodinat, Por, vetëm kujdes të mos harroni t’i hiqni në rast se do të duhet ta ndërroni banesën./femra.net/

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank