Your search results

Si t’i pastroni lehtë dhe shpejtë fugat në mes pllakave

Postuar nga Hida Kastrati Në 21. January 2015
| 0

Që shtëpinë ta keni jashtëzakonisht të pastër, shumë shpesh përdorni detergjente të shtrenjta, të cilat mund edhe të jenë shumë të rrezikshme. Një zbardhues i përkryer për fuga në mes pllakave në banjo ose kuzhinë mund ta përgatisni shumë shpejtë dhe lehtë në shtëpi. Pas kësaj, pllakat do të duken si të reja!

Që pllakat e keramikës dhe fugat të jenë të shkëlqyera sikur në ditën e parë kur i keni vendosur, bëjeni këtë përzierje:

  • 7 gota ujë (1,5 l)
  • 1/2 e gotës sobë bikarboni
  • 1/3 e gotës lëng limoni
  • 1/4 e gotës uthul alkooli

Në 1,5 l ujë treteni sodën. Shtoni lëngun e limonit dhe në fund me ngadalë shtoni uthullën. PRisni derisa të kalojë reaksioni kimik dhe përzierja juaj është e gatshme për t’u përdorur.

Tani me brushë apo sfungjer fërkoni fugat në mes të pllakave dhe do të shihni se si para syve tuaj fugat bëhen të bardha, kurse pllakat fitojnë një pamje të freskët dhe të re.

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank