Your search results

Raiffeisen Leasing

Postuar nga ilir Në 24. January 2017
| 0
Raiffeisen Leasing Kosovo logo

Screen Shot 2017-01-24 at 10.10.09 pasdite

Lizingu Financiar është qera financiare ku Lizingdhënësi (Qeradhënësi) e blen, dhe i jep me qera asetin e zgjedhur nga Lizingmarresi (Qeramarrësi), për periudhë të caktuar kohore. Pas përmbushjes së obligimeve të parapara me kontratë, Lizingmarrësi bëhet automatikisht pronar i asetit.

Lizingu financiar gjithmone i nënkupton tri pale te interesit:

  • Furnitori objektit të lizingut (prodhuesi apo shitësi),
  • Shfrytezuesi i objektit/asetit, qe eshte marres i lizingut,
  • Dhënësi i lizingut (Kompania e lisingut).

Kushtet e pergjithshme

  • Lizing vetem per Banesat e ndertimit te vjeter dhe te reja* (* Ndertimtarë te autorizuar nga Real Estate Leasing Kosova)
  • Te ardhurat ( Paga mujore, Qiraja dhe Pensionet nga jashte) minimale 250 Euro qe mirren permese bankes.
  • Mosha e klientit min 18 – max 65 vjeçar/e para se te maturojë  Lizingu
  • Produkti i ofrohet personave individualë: kosovarëve, emigrantëve dhe Stafit ndërkombëtar që punon ne Kosove, si dhe per Pronaret e bizneseve të vogla, Ndërmarrjeve të mesme dhe Korporatave.
  • Shuma e lizingut  është prej 15,000 euro deri 350,000 euro
  • Interesi vjetor: persona individualë (PI) në Kosovë8.7%, PI – emigrantë , staf ndërkombëtar dhe Pronaret e Bisneseve – 11%
  • Afati i kthimit: PI- Kosovarë deri ne 240 muaj,  PI-emigrantë dhe Stafi ndërkombëtar deri ne 120 muaj
  • Pjesëmarrja: PI-Kosovar min 25%, PI-emigrantë, Stafi ndërkombëtar dhe Bizneset min 35%.
  • PI- emigrantë dhe Stafi ndërkombëtar –  6 muaj keste ne konto margjinale (margin account)
  • PI-emigrantë dhe Stafi ndërkombëtar duhet ta kene nje bashkëhuamarrës (Co-leaser) qe jeton ne Kosove.
  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank