click to enable zoom
Loading Maps
Nuk është gjetur asnjë rezultat!
Hape hartën (map)
Lokacioni im Ekran i plotë Para Tjetra
Kërkime më të detajuara
Kemi gjetur 0 rezultate. Dëshironi që t'i çfaqim rezultatet tani?
Kërkime më të detajuara
we found 0 rezultat

Your search results

VALAMAR Residences, Gjiri i Lalëzit

, ,
Shtojeni tek të preferuarat
Video

Vala Mar Residences ndodhet:

  • 42 km larg Tiranës
  • 38 km larg Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
  • 26 km nga qendra dhe porti i qytetit të Durrësit
  • 63 km nga porti i Shëngjinit
  • 101 km nga qyteti i Ulqinit, Mali i Zi nëpërmjet vendkalimit të Muriqanit
  • 268 km nga qyteti i Prishtinës, Kosovë nëpërmjet vendkalimit në Morinë
  • 300 km nga qyteti i Shkupit, nëpërmjet vendkalimi të Qafë-Thanës

 

VILAT
Nëse preferoni që shtëpia juaj buzë detit të jetë një oaz qetësie dhe komoditeti, zgjidhja optimale janë vilat. Vala Mar Residences ofron 5 tipe vilash. Të emërtuara sipas nuancave të ngjyrës blu të detit gjatë stinëve të ndryshme, ofrojnë privatësinë e dëshiruar të shtëpisë në bregdet. Vilat janë të bashkangjitura me dy kate me sipërfaqe ndërtimi nga 132 – 221 m2.

 

APARTAMENTE
Nëse preferoni ambjente të këndshme dhe hapësira më të vogla në shtëpinë tuaj të pushimeve, zgjidhja optimale janë apartamentet me pamje nga deti. Vala Mar Residences ofron modele të ndryshme apartamentesh, të cilat përshtaten me kërkesa të ndryshme bazuar në madhësi dhe tipologji:• Apartamente 1+1: 56 – 72m2
• Apartamente 2+1: 72 – 84m2

 

PËRSE VALA MAR RESIDENCES

Gjeni veten në bukurinë dhe joshjen e Gjirit të Lalzit, duke zgjedhur shtëpinë ideale në bregdetin e Adritatikut. Vala Mar Residences ofron jo vetëm një rezidencë, por një përvojë të paharruar jetese. Ja disa nga arsyet pse ju duhet të jeni pjesë e këtij komuniteti:

GJELBERIMI
Jeni në kërkim të një rezidence të ndodhur mes gjelbërimit, kopshteve dhe parqeve të kuruara ku ju mund të shëtisni për t’u bërë një me natyrën, ose ku fëmijët tuaj mund të luajnë e argëtohen? Vala Mar Residences ofron hapësira rekreative dhe të gjelbëruara në mënyrë që banorët të shijojnë eksperiencën e plotë të jetesës pranë natyrës. Ne jemi kujdesur të ruajmë dhe të shtojmë gjelbërimin e zonës.

KOMUNITETI
Vala Mar Residences ka menduar për ju dhe familjet tuaja duke ofruar një shumëllojshmëri shërbimesh, lehtësirash dhe argëtimesh, për të përmirësuar jetesën në komunitet.

SIGURIA
Kujdeseni për sigurinë dhe mirëqënien e familjes dhe pronës tuaj? Vala Mar Residences do të monitorohet 24 orë/7ditë të javës nga roje të dedikuara dhe kamera, pa cënuar privatësinë tuaj.

CILËSI NDËRTIMI
Intensiteti i ndërtimit të kompleksit është për ndërtime të ulëta. Struktura e rregullt beton arme, projektuar konform normave shqiptare të projektimit dhe standardeve europiane i shton vlerën rezidencave. Standardi i padiskutueshëm i ndërtimit është tipari kryesor I këtij kompleksi.

PISHINA DHE KOPSHTE
Ne ju ofrojmë mundësinë që ju të shijoni rezidencat tuaja në privatësi. Vilat kanë hapësirë të gjelbëruara përreth, e cila mund të shfrytëzohet për të krijuar hapësira individuale rekreative për kënaqësinë e familjarëve tuaj. Residentët do të kenë mundësi të përcaktojnë si do të shfrytëzojnë hapësirën në kopshtin e tyre, si edhe të ndërtojnë pishina individuale ose Jacuzzi.

POZICIONIMI
Vilat dhe objektet e banimit gëzojnë komoditetin e të qënurit mjaftueshmërisht larg njëra nga tjetra (deri në 30 m) për të garantuar qetësinë dhe rehatinë individuale të banorëve. Pamja e mrekullueshme e bregdetit ranor të zonës do të jetë imazhi i parë dhe i fundit i ditëve tuaja në bregdet.

Identifikimi i pronës (ID): 2848
24 orë ujë
Banjo me dritare
Banjo me dush kabinë
Banjo me vaskë
Garazha
Dritare deri në dysheme
Derë të hyrjes të blinduar
Dysheme me pllaka
Interfon
Internet
TV kabllor
Parking të jashtëm
Oborr dhe gjelbërim
Shëtitore
Roje të objektit
Kamera sigurie
Pishinë e hapur
Kuti postare
Informatat mbi ndërtuesin

ManeTCI

Kompani ndertimore

Na kontaktoni

Compare properties

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank