click to enable zoom
Loading Maps
Nuk është gjetur asnjë rezultat!
Hape hartën (map)
Lokacioni im Ekran i plotë Para Tjetra
Kërkime më të detajuara
Kemi gjetur 0 rezultate. Dëshironi që t'i çfaqim rezultatet tani?
Kërkime më të detajuara
we found 0 rezultat

Your search results

Lalzit Bay Resort&SPA, Gjiri i Lalzit

, ,
Shtojeni tek të preferuarat
Video

Përshkrimi

Rezorti

I menaxhuar plotësisht nga një operator ndërkombëtar turistik i njohur, Lalzit Bay Resort dhe Spa do të sigurojë komoditet 5 yjesh, shërbime dhe luks të pakualifikuar, duke e bërë atë një nga destinacionet më të dëshirueshme turistike në Mesdheun Lindor. Master Plani i fshatit turistik është projektuar nga arkitektët me famë ndërkombëtare WoodsBagot dhe do të ketë vetëm akomodim të klasit të parë dhe objekte të kohës së lirë të dizenjuara me përpikmëri duke përdorur materiale tradicionale dhe të qëndrueshme. Të gjitha banesat do të ndërtohen me një fokus në cilësi të jashtëzakonshme dhe vëmendje në detaje.

Lalzit Bay Resort dhe Spa do të ofrojë specifikime të larta për vilat dhe apartamentet të cilat ofrojnë një strehë të mahnitshme dhe me çmimet më të arritshme në bregdetin e Mesdheut.

Dizajn i thjeshtë dhe elegant

Ndërtesat dhe peizazhet në të gjithë resortin, kombinojnë thjeshtësinë dhe elegancën për të krijuar një vend të mrekullueshëm për pushime. Banesat rezidenciale kanë linja të pastra gjeometrike të plotësuara edhe nga fasadat me xhama, ballkonet dhe tarracat, të cilat së bashku krijojnë një ekuilibër të përsosur mes jetesës së brendshme dhe të jashtme.

Me një fasadë mbresëlënëse prej 300 m plazh privat dhe duke zënë një sipërfaqe prej 200.000m2 (20 hektarë), Resorti turistik do të ndërtohet me një densitet të ulët prej vetëm 21% dhe ndërtesat do të jenë e ulëta me një lartësi maksimale prej 4 katesh drejt fundit të resortit.

Të gjitha banesat brenda fshatit turistik janë të rrethuara me kopshte të bukura, me pishina dhe me rrugë të izoluara për këmbësorë. I gjithë trafiku i automjeteve do të drejtohet përgjatë rrugëve në kufijtë e Rezortit, duke minimizuar kështu ndikimin e tyre mbi banorët dhe mysafirët.

Tashmë një nga Rezortet më të kërkuara bregdetare në Shqipëri, Lalzit Bay Resort dhe Spa është një mundësi e jashtëzakonshme investimi për qiradhënie apo një zgjedhje e jetesës për ata që kërkojnë të blejnë një shtëpi pushimi.

Apartamente

Apartamentet në Fazën e parë janë shumë pranë plazhit – vetëm 2-3minuta ecje në mes kopshteve dhe lulishteve. Faza e parë ka 5 pallate 3 katesh dhe me vetem 20 apartamente sejcila.

Dizajni vertikal i pjerrët lejon apartamentet të kenë sa më shumë dritë. Të gjitha apartmantet do të përfundojnë me standarde luksi.

Këto apartamente aktualisht të hedhura në treg janë të kufizuara në lartësi për të siguruar ndjehsinë e dritës dhe hapësirës brenda dhe përreth çdo pallati. Çmimet fillojnë nga € 30.000 për një studio.

Deluxe Apartaments

Së fundmi kemi hedhur në treg Apartamentet në Vila për ato që duan të kenë pak më shumë privaci dhe hapësirë të jashtme. Këtu mund të shikoni planimetritë. Apartamentet në Vila fillojnë nga € 80,000 në varësi të cilës vilë do të zgjidhni.

Lehtësirat

Lalzit Bay Resort dhe Spa ka disa objekte të klasit më të lartë në zonë. Ka disa lloje sportesh dëfruese dhe ambjente gatimi për kënaqësitë dhe rehatinë e banorëve dhe miqve.

Klubet e Plazhit dhe Sportet

Shijoni freskinë joshëse të rërës dhe detit në klubet e plazhit të cilat janë të vendosura direkt në plazh. Miqësohuni dhe dëfrehuni duke pirë një koktej freskues ose vetëm uluni dhe pushoni në Kabanat e ndërtuara qëllimisht për këtë. Zgjeroni qëndrimin tuaj me larminë e ofertave rekreative duke përfshirë edhe pishina, arkada, lojëra, aktivitete të ujit dhe më shumë.

Tenis

Lalzit Bay Resort dhe Spa do të ketë fusha tenisi, me trajnerë të kualifikuar për të ndihmuar nëse kërkohet. Nëse ju jeni fillestar, ose një lojtar i kualifikuar, ju do të shijoni çdo gjë Lalzit Bay Resort dhe Spa ka për t’ju ofruar. Raketat e marra me qira do të jenë të standarteve më të larta dhe do të vihen në dispozicion falas (përdorim maksimal do të aplikohet) për të gjithë pronarët dhe mysafirët e hotelit të Lalzit Bay Resort dhe Spa.

Dyqanet

Do të ketë një numër dyqanesh Boutique të përhapur në te gjithë resortin me një përqëndrim në zonën e pazarit pranë Klubit të Banorëve dhe do të ndodhen në katin e parë të hotelit. Gatim për të gjitha shijet dhe kërkesat, këto do të sigurojnë që të ftuarve te hotelit si edhe pronareve nuk do ti mungojë asgjë nga nevojat e tyre të përditshme si dhe privilegje luksoze okazionale.

Restorante, Bare dhe Jetë nate

Do të ketë një zgjedhje të gjerë të guzhinës ndërkombëtare që ofrohet nga një gamë e pavarur restorantesh të përzgjedhura me kujdes, duke filluar nga pjatat lokale shqiptare dhe ushqimin e detit tek ushqimet ekzotike të Lindjes dhe Azisë. Do të ketë zgjedhje të mjaftueshme të ushqimit cilësor dhe përvoja ngrëniesh për të përmbushur nevojat e të ftuarve më të vecantë.

Për ata që preferojnë pak më shumë veprimtari gjatë natës, ka një zgjedhje baresh moderne, funky që do të ndodhen përgjatë shëtitores ngjitur me Hotelin. Të gjitha këto janë të vendosura me kujdes për të siguruar që të mos ketë aspak shqetësim si për banorët ashtu edhe për të ftuarit, në mënyrë që ata që preferojnë paqe dhe qetësi nuk do ta ndjejnë ekzistencën e tyre.

Identifikimi i pronës (ID): 1848
24 orë ujë
Banjo me dritare
Banjo me vaskë
Garazha
Dritare deri në dysheme
Derë të hyrjes të blinduar
Dysheme me parket
Internet
TV kabllor
Parking të jashtëm
Oborr dhe gjelbërim
Shëtitore
Roje të objektit
Kamera sigurie
Pishinë e hapur

Na kontaktoni

Compare properties

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank