Përshkrimi i projektit
Kompleksi banesor SIMZIR ka gjithsej 7 kate e gjysmë banimi, gjysmë kati afarizëm dhe 2 kate e gjysmë garazhe. Ka një kulm me dy nivele që mundëson një pamje unike.
Hapësira rreth ndërtesës është e planifikuar dhe e shfrytëzuar maksimalisht duke ofruar këndin e lojërave për fëmijë, hapësirën për parking të biçikletave, këndin për vendosjen e kontenjerëve për mbeturina, shtigjet e shtruara për këmbësorë si dhe parkun me gjelbërim dhe ulëset për vendpushim.
Ndërtesa është e orientuar në jug-lindje gjë që mundëson ndriçim optimal dhe depërtim të diellit në banesa. Dritaret e mëdha lëvizese në vendqëndrimet ditore, të kombinuara idealisht me brendësinë e dhomave dhe pamjen e jashtme e bëjnë ndërtesën më karakteristike.
Ndertimi dhe Pranimi i Nderteses behet sipas rregullave Gjermane (VOB). Ndertimi behet kryesisht me materiale te cilesis se larte nga Gjermania.
Ndërtimi total i ka 83 banesa të ndara në dy hyrje, me dy ashensorë për 8 persona për secilën hyrje, si dhe shkallë të përbashkëta, iu mundëson banorëve kalimin nga vendparkingu në dy bodrumet direkt në çdo kat.
Banesat do të përmbajnë:
- Dyer të hyrjeve të blinduara;
- Dyer të dhomave të cilësisë së lartë;
- Parket bungu të klasit të pare;
- Dritare të hapura deri në dysheme;
- Banjo me sanitari më bashkëkohore;
- Ngrohje individuale të siguruara edhe kalldajat nga kompania;
- Internet dhe Tv -cable me mundësi zgjedhje nga kompanite vendore;
- Mure akustike dhe termike të cilat ruajnë ambientin intim familjar dhe fqinjësinë e mirë.
- Në çmim të banesës është përfshirë edhe kondicioneri për ftohje
Rruga: Për të arritur deri tek objekti, ju mund të zgjedhni disa rrugë, pasi sipas planit rregullues të planifikuar nga Komuna e Prishtinës, ndërtesa SIMZIR ndodhet në udhëkryqin apo më mirë të themi buzë rreth -rrotullimit që lidh rrugët:
rrugën ekzistuese Muharrem Fejza prej rrethit të EULEX-it, rrugën tani më të perfunduar Enver Maloku, si dhe rrugen G dhe P, të planifikuara.
Pozita strategjike, adaptimi dhe planifikimi i ndërtimit iu mundëson banorëve një vendbanim të ri dhe harmonik.
Prej rrethit të Eulex- it vazhdon deri në përfundimin e lagjes së Spitalit në rrugën ekzistuese “Muharrem Fejza”, para fillimit të Matiçanit kthehesh në të majtë dhe në lartësi pas 120 metrash do të ndodheni përballë ndërtesës SIMZIR.
Shkolla fillore “Pavarësia“ gjendet jo më larg se 700 metra nga objekti. Po ashtu në largësi të njejtë sipas planit rregullues është planifikuar edhe një shkollë fillore e re si dhe kopshti për fëmijë.