Përshkrimi i projektit
Kompleksi Exlusive 4
Një margaritar i bukur po fillon të ndërtohet në hyrje të kryeqytetit, në vendin ku “gjithçka sillet” rreth tij.
Kemi përzgjedhur një pozitë strategjike, ku bashkohen të gjitha rrugët që lidhin Prishtinën me qytetet tjera të Kosovës, duke i dhuruar kompleksit rëndësinë dhe vizibilitetin e parrezistueshëm.
Kompleksi është një kombinim i përkryer i fasadës prej qelqi dhe tullës së kuqe, si dhe hapësirave të gjelbëruara të cilat rrethojnë atë.
Duke i shtuar përvojën tonë mbi 10-vjeçare, ku kualiteti nuk ka kompromis dhe ku standardet udhëheqin vizionin tonë, ky kompleks do të jetë një margaritar që do ‘i japë Prishtinës më shumë bukuri..
Kompleksi Exclusive 4 përmban:
- Sipërfaqe të përgjithshme prej 1.330 m2, kurse baza e objektit është 500 m2 dhe hapësira tjetër përmban gjelbrim dhe pjesë përcjellëse.
- Ka 1.900 m2 hapësirë afariste në 4 etazhe
- Vendparkingje të jashtme dhe dy kate nëntokësore me garazha, vendparkingje dhe depo
- Fasadë termoizoluese me tullë të kuqe dhe lesh-qelqi me trashësi 5 cm ndërmjet tullës dhe murit me hapësira për ajrosje
- Ashensor cilësor i sigurisë së lartë
- Dritare nga PVC. Dyer nga druri. Dera e hyrjes e blinduar.
- Parket masiv i kualitetit të lartë
- Pajisje kabllore: telefon, internet, TV kabllovik
- Vëzhgim 24 orë me sistem të kamerave.
Në një distancë shumë të shkurtër, nga objekti mund të keni qasje në Spitalin Kryesor (QKUK), Shkollën fillore “Dardania”, Stacionin ndërurban të autobusëve, Qendrën e qytetit, si dhe të gjitha objektet tjera me rëndësi.