Your search results

Ide per organizimin e një apartamenti super të vogël

Postuar nga Hida Kastrati Në 12. February 2015
| 0

Ekzistojnë shumë njerëz në planet, ku vijnë e shtohen gjithnjë e më shumë. Të shoqëruar me faktin se disa njerëz dalëngadalë po tërhiqen nga kultura e jetës urbane dhe se po tentojnë të shfrytëzojnë maksimalisht hapësirat ku jetojnë në mënyrë efikase.

Që nga planet interiere që mbulojnë më pak se 25 m2 deri në 40 m2 të apartamenteve në qendër të Budapestit, admirimi për këto plane të vogla sa vjen e shtohet. Në këtë postim, kemi zbuluar tri interiere të vogla nga vizualizuesi Konstantin Entalecev. Në këto matje të vogla shijoni elementet mahnitëse të projektimit dhe hapësirat e bukura për të jetuar. Hidhni një vështrim më poshtë.

Apartamenti 1

1-small-apartment-design

Ky apartament 32 m2 përdor mure qelqi të brendshme për të krijuar dhomë gjumi, gjë që e bën shtëpinë të mos duket e nxënë dhe e ndarë me mure

2-gray-living-room-ideas

Një hapësirë e vogël ngrënie, me karrige të bukura, është një zonë e përkryer për një ose dy mysafirë.

3-small-kitchen-design

Përdorimi i ngjyrave neutrale, që shtrihet edhe përgjatë kuzhinës, e bën hapësirën të ndjehet më e hapur dhe e qetë, pavarsisht nga mungesa e kateve shtesë.

4-marble-bathroom

Edhe banjoja më e vogël duket luksoze kur është e zbukuruar në mermer të bardhë.

5-small-bathroom-ideas

Një dush kabinë të vogël është zgjidhje e përkryer për pastërti pa hapsirë të mjaftueshme.

Apartamneti 2

6-purple-design-ideas

Apartamenti tjetër përdor planin e njejtë si ai i pari, por me disa dallime stilistike.

7-classical-design-ideas

Mund të vërejmë disa elemente më klasike që janë aty, si një llampadar i kristaltë dhe karrige të bukura të ngrënies.

8-pretty-small-kitchen

Detajet ngjyrë vjollcë janë të dukshme edhe nga kuzhina, duke sjellë një grimë egërsi fantazish ne atmosferen e përgjithshme.

9-cool-tiled-bathroom-design

Banjoja nuk është edhe aq e madhe, por mjafton të përfshijë aty makinën larëse edhe elementet tjera të nevojshme në këtë hapësirë me madhësi të kufizuar.

Apartamenti 3

10-small-apartment-decor2

Apartamenti i tretë ka 35 m2 dhe trajton tjetër plan të të njejtit stil.

11-small-stylish-apartment

Në këtë rast, dhoma më e ngushtë është ajo e ndejës, e cila ka hapësirën e mjaftueshme vetëm për një divan të rehatshëm.

12-awesome-small-apartment

Në vend që të zë hapësirë të veçantë për pjesën e kuzhinës, ky plan përmban një mini bar të vogël për ngrënie mëngjesi, e që vazhdon më pas me elementet e kuzhinës.

13-cozy-bedroom-ideas

Dhoma e gjumit është e vogël, por dritaret janë të mëdha dhe ofrojnë relaks të vërtetë gjumi.

14-pretty-small-bedroom

Sirtaret dhe raftet janë të koordinuar mirë dhe nuk zënë vend shumë duke mundësuar magazinim të dobishëm.

15-gray-bathroom-decor

Në banjo, sipërfaqet reflektuese janë gjithmonë një domosdoshmëri, por këtu në mënyrë të veçantë i japin ndriçim kësaj hapësire tejet të vogël.

16-small-modern-bathroom

Burimi: Architecturendesign

 

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank