Your search results

Atmosfera qetësuese në dhomën e bebes

Postuar nga Hida Kastrati Në 7. February 2015
| 0

Është sfidë mjaft e madhe që të rregullojmë dhomën për foshnjën tonë të cilën jemi duke e pritur. Nëse e dini gjininë e fëmijës do ta keni shumë më të lehtë. Tradicionalisht, një kombinim i ngjyrë rozë është për vajzat, dhe e kaltër për djemtë.

Nëse ju prisni binjakët, një djalë dhe një vajzë, janë të rekomanduara variante të ngjyrave neutrale, asaj bezhë apo të gjelbër.

Është shumë e rëndësishme që të kushtoni vëmendje gjatë zgjedhjes së mobiljeve, që të jenë punuar mirë dhe cilësore, pa tehe të mprehta dhe qoshe, në të cilat në periudhën e mëvonshme kur të lozin dhe zvarriten në dysheme mund të lëndohen. Zgjidhni mobilje me tehe pak të rrumbullakosura dhe nga druri i plotë, këshillojnë arkitektët.

Shtretërit zakonisht janë në masa standarde me qepëra dhe gardhet mbrojtëse. Poshtë krevatit mund të vendosen fiokat dhe në këtë mënyrë të kurseni hapësirë ​​kur e keni dhomën e vogël. Është e dobishme që në afërsi të krevatit të kemi një komodinë të ulët për mbajtje të rrobave dhe për ndërrimin e foshnjës. Poashtu, është e rëndësishme që të keni gjithçka afër duarve tuaja. Gjithsesi do të ishte e dobishme në qoftë se në dhomë keni hapësirë ​​ për një dollap të vogël, ku do të lëni gjërat, pelenat, këmishat, peshqirat të foshnjës … Nëse ju blini një krevat pa mbulesë sipër tij, vendoseni atë vetë, sepse ajo do të mbrojë fëmijën tuaj nga insektet e ndryshme dhe pluhuri.

Dhoma rozë

Këto dhoma janë shumë të mira, dhe është shumë e lehtë për të punuar me ngjyrë rozë mbi mure dhe tavan të bardhë. Përshtatje e shkëlqyer me copa të bardha të mobiljeve, ose një kombinim i mobiljeve të bardha dhe detajeve të lehta nga druri. Qilime (tepiha) rozë ose të bardhë japin ambient qetësues.

Zgjedhja e toneve të gjelbërta

Nuanca  të ndryshme të ngjyrës së gjelbër gjithashtu në mënyrë të përkryer kombinohen me ngjyrën e bardhë. Mund të luani duke dekoruar muret në mënyrë interesante duke përdorur letër murri (tapeta) me motive me lule apo me vija interesante dhe delikate. Është e rëndësishme që të zgjedhni një nuancë më intensive në kombinim me të bardhën, për të shmangur shumë detaje të panevojshme dhe laramani.

Nuanca të kaltërta

Më shpesh zgjedhen për djemtë dhe shumë mirë përshtaten me mobilje ngjyrë të bardhë. Muret mund të dekoroni me tapetë me detaje të buta ngjyrë kaltër. Detaje të njejta të kaltëra tërhiqini edhe mbi perde dhe në copa të vogla të mobileve, ku do të dukeshin si në një përrallë.

Nuancat ngjyrë jargovani

Megjithatë, në qoftë se nuk dëshironi të jeni subjekt i stereotipeve dhe nuk i doni zgjidhjet e imponuara, kombinime të shkëlqyera mund të vijnë me nuanca ngjyrë jargovani (purpurt) dhe blu. Kjo është një zgjidhje universale pa marrë parasysh a është foshnja djalë apo vajzë. Nuancat e lehta do të veprojnë tërësisht në mënyrë harmonike dhe relaksuese. Luani me ngjyra të murrit dhe me tapetë, por përsëri, të gjitha në nuanca të njëjta, dhe do të duket shumë të bukur.

Këshillë

Përzgjedhni një ngjyrë të veçantë që gjithmonë do të kombinohet me të bardhën. Ju mund të përdorni një ngjyrë nga nunaca më intensive apo edhe më të lehtë dhe të kombinoni ato, por është e rëndësishme që të gjitha të duken kompakte, pa futjen e ngjyrave të tjera të forta dhe detajeve shumë të theksuara./femra.net/

 

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank