Për kompaninë
Shoqëria ManeTCI, udhëheqëse e zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri dhe rajon, ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2002, ManeTCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale e kulturore, ndërtime infrastrukture. ManeTCI është pjesë e grupit më të madh të investimeve në Shqipërin e rajon – Grupit Balfin. Puna në ManeTCI është e përqëndruar në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët, duke u kujdesur për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania u vjen në ndihmë klientëve nëpërmjet programit të financimit, si edhe bashkëpunëtorëve duke i përfshirë vazhdimisht në sukseset dhe arritjet e saj. Progresi i vazhdueshëm, investimet bashkëkohore, si edhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë motivim për të gjithë stafin.