header_image

Your search results

BS Group

Kompani ndërtimore | info@bsgroup-ks.com

Për kompaninë

Kompania “BS Group”, është në treg që nga viti 2009. Fillimisht kjo kompani ka vepruar si kompani ndërtimi dhe patundshmëri për t’u bërë më pas njëri ndër investitorët më të mëdhenj në treg sa i përket fushës së ndërtimit. Tashmë njihet si njëra ndër kompanitë më të besueshme në tregun e Republikës së Kosovës dhe më gjerë, e gjithë kjo falë përkushtimit të saj për cilësi e komfor.

Kompania “BS Group” njihet më së shumti për modestinë dhe për raportet jashtëzakonisht të mira me klientët e saj, të cilët i trajton në mënyrën më të mirë të mundshme duke i realizuar të gjitha kërkesat e tyre.

Deri më sot ka bërë investimet në disa objekte të cilat njihen për formën unike dhe standardin e lartë të tyre. Ndër to mund të veçojmë:

–  ‘Kompleksin Luledielli’ në lagjen Mati 1, kompleks ky i përbërë nga 5 objekte shumëbanesore i njohur për fasadën e saj unike dhe materialet e veçanta të saj,

–  Objektin afariso-banesor ‘Dodona’, në lagjen Dodona, e njohur për format e veçanta arkitektonike të saj,

– Villat në lagjen sofalia, të cilat paraqesin më së miri ndërthurjen e jetës urbane dhe rurale.

Tani, “BS Group” prezanton kompleksin Luledielli 2 i cili do të jetë jo vetëm kompleks vendbanimi, por edhe njëra ndër pikat referuese të lagjes Mati 1 në përgjithësi.

Na kontaktoni

Compare properties

Ndërtimet nga kjo kompani

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank