header_image

Your search results

AL-TRADE

Kompani ndertimore | bau.realestate@altrade-ks.com

Për kompaninë

Kompania AL-TRADE u themelua në vitin 1999 nga vëllezërit e familjes Gashani nga Drenasi. Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë. Si kompani, ka filluar me furnizim të materialit ndërtimor.

Duke parë dhe përcjellë nevojat e kohës, si dhe duke pasur një bashkëpunim të suksesshëm me partnerë si Agjencioni Evropian për Rindërtim, Shoqatat e ndryshme Jo-Qeveritare dhe Humanitare si dhe Institucionet Vendore dhe Ndërkombëtare, kompania arriti të fillojë aktivitetin e vet edhe në lëmin e ndërtimit të lartë dhe të ulët.

Tani, kompania ka një staf profesionist dhe shumë energjik i cili përbëhet nga persona profesional të specializuar në fusha të ndryshme të lëmisë së ndërtimit si, inxhinierë të arkitekturës, inxhinierë të ndërtimtarisë, inxhinierë të ujësjellësit, inxhinierë të elektrikës, inxhinierë të makinerisë etj., të cilët vazhdimisht dëshmojnë me sukses efikasitetin e vet.

Kompania AL-TRADE ka për qëllim që të zhvillohet duke shfrytëzuar teknologjinë më të re në lëmin e ndërtimtarisë dhe në fushat e ndryshme të ndërtimit, gjithashtu, me afate kohore perfekte me cilësi të lartë dhe duke investuar në fushat e duhura.

Projektet që Al-Trade i ka kompletuar nëpër Kosovë përfshijnë fusha të ndryshme si: objekte institucionale, banesa kolektive, shkolla, kazerma ushtarake, stacione policore, shtëpi banimi, ujësjellës dhe kanalizime, spitale dhe ambulanca, furnizime me materiale ndërtimore, prodhime betoni.

Al-Trade, me besim në teknologjinë e lartë dhe cilësi të pakufishme të punëve dhe shërbimeve, punon për të ardhmen me të gjitha nëndegët e saj të specializuara në fusha të ndryshme.

Na kontaktoni

Compare properties

Ndërtimet nga kjo kompani

  • Kalkulatori i kredisë

    ©Powered by Raiffeisen Bank